Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqe nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Liria e Shtypit/ Shqipëria shënon rënie me 20 pozicione, raporti: Gazetarët cënohen nga krimi, shteti ka dështuar për t’i mbrojtur 

■ Liria e shtypit, Rama mohon raportin e RSF: S’ka media të intimiduara, as gazetarë të dhunuar

E lidhur: Mohoi sulmet ndaj medias/ Retorika fyese dhe 'shfryrjet’ e Ramës ndaj gazetarëve

■ Mesazhi në Kuvendin shqiptar/ Zelensky kujton Nënë Terezën, “shuplakë” Ramës: Mbyllni dyert për rusët

■ Berisha kërkon ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë: Të largohet ambasadori rus 

■ Devijimi i lëvizjes/ Banorët bllokojnë rrugën drejt Rinasit, protestës i bashkohet deputetja e PD; Policia përplasje me banorët, shoqëron një të ri

■ Gara për kreun e ri të PD, Berisha konfirmon kandidaturën:Do respektoj afatet dhe rivalët 

E lidhur: Berisha mesazh deputetëve që refuzuan Kuvendin e ’30 prill-it’: Askush s'e mban peng PD me platforma nga zyrat e qeverisë

■ Kush janë 17 shqiptarët që kanë investuar miliona në prona “offshore” në Dubai 

■ GJKKO konfiskon pasurinë e deputetit demokrat

■ “Më prezanto ndonjë shoqe”, pas denoncimit në emisionin investigativ Gledis Nano pezullon nga detyra Shefin e Krimeve në Divjak

■ Krimet e komunizmit, ‘Euroactiv’: S’ka asnjë memorial apo ditë zie. Individë me poste gjatë regjimit, ende sot në institucione

Të fundit