Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqe nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Pikat kyçe të fjalimit të Ramës nga Ohri/ Ironia për liderët e BE dhe “ngushëllimi” për MV. Ç’thotë për Kosovën; Rama bën ironi me krimet e luftës në Ballkan para Vuçiç: Historira me “ke vrarë këtë, ke therur atë”

■ E lidhur: Varhelyi “lodhet nga dasma” e Ramës: Njerëzit duan të dijnë kur do të jetojnë si në Europë

■ Bosnje-Hercegovina ndryshon kurs: Do të bëhemi pjesë e “Ballkanit të Hapur”

■ Vuçiç ftesë Kosovës: Të mirëseardhur t’i bashkoheni “Ballkanit të Hapur”, takimi i ardhshëm në Beograd

■ Bordi cakton çmime rekord, sa do të kushtojë nafta

■ “Çmendet” çmimi i naftës, Shqipëria më e shtrenjtë se vendet e rajonit 

■ E lidhur: Nga sot nafta 260 lekë/litri, a është koha për një tjetër protestë kombëtare?

■ SKANDALI/ Drejtoresha e APR-së Erinda Fino tender 200 milion lekë mish për tigrin pa dhëmbë dhe një stan me lepuj e lopë 

■ Pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, policia i shkon në shtëpi biznesmenit Xhevdet Troplini 

■ 4 sulme me tritol në vetëm pak javë, ç'po ndodh me sigurinë e jetës së uniformave blu 

■ Ish-ambasadore e Gjermanisë, kush është kryediplomatja e re e BE në Tiranë

■ I shpëtoi atentatit në 2019, plagoset Marklen Haka, anëtar i 'bandës së Niklës'

Të fundit