Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! “Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqe nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ “E paralajmërova që në shkurt”, Meta: Basha pjesë e procesit për shpalljen e Berishës ‘non grata’

■ Kuvendi konfirmon Gentiana Sulën në krye të Autoritetit të Dosjeve, rrëzon kandidaturën e Simon Mirakës

 ■ ‘Plumbi i Artë’/ Talo Çela i shpëton ‘nga duart’, a u dekonspirua sërish operacioni i policisë? 

■ Çmimi rekord i naftës/ Konfindustria rendit pasojat e rënda: Të shpërbëhet Bordi i Transparencës!

■ Debat në Kuvend/ Rama sulmon Berishën: Ulu se je i padëshiruar. Kryedemokratit nuk i jepet e drejta e fjalës. Kuvendi rrëzon kërkesën e Alibeajt/ Debat mes palëve, Bardhi: E hodhët poshtë sepse një ministër rrezikon burgun. Rama ironizoi krimet e luftës, Berisha i kthehet ashpër: Në Kosovë janë vrarë 1400 fëmijë. A je prind ti?

■ Dendias heq nga fotoja flamurin e Kosovës, nuk i referohet si shtet

■ Vjen reagimi i Kurtit pas samitit: Për të pasur “Open Balkan”, Serbia duhet të hapet ndaj Kosovës

Lana del nga shtrati, përmbyten rrugët e kryeqytetit, stakohet energjia në disa zona

■ Pronari i dënuar për korrupsion, kompania fiton tender 15.5 milion euro për rindërtim

■ 'De Telegraaf': Holanda ‘presion’ BE-së për integrimin e Tiranës, Parlamenti del kundër

■ Aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, dy të vdekur dhe 4 të plagosur

 

Të fundit