Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqe nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Nga rritja e pagës minimale te dyfishimi i ndihmës ekonomike, prezantohet paketa e dytë anti-krizë

■ Rama tregon vendimet që ka marrë qeveria për krizën energjitike. A preken vetëm qytetarët që kanë vila?

■ E lidhur: Balluku jep detaje, sa do e paguajnë energjinë konsumatorët që harxhojnë mbi 800 kWh

■ Betohet kreu i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku rendit objektivat

■ “Aktivizoi fenomenet e zhdukura”, Çuçi liston ‘dështimet’ e Nanos: Mungoi lidershipi, riktheu transportin e drogës drejt Italisë

■ Berisha: Me rritjen e çmimit të energjisë qeveria goditi qëllimisht shtresën e mesme

■ Publikohet skeda e një bashkëpunëtori të ish-Sigurimit të Shtetit

■ VOA: Rritje e numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë La Manshin për të hyrë në Britani

■ Përfundon afati/ Diplomatët iranianë largohen nga ambasada, mbërrijnë RENEA dhe Antiterrori

■ Çmimet kapin ‘majat’ në gusht, kryesojnë ushqimet dhe transporti

■ “Qindra mijëra ukrainas janë marrë me forcë dhe torturuar”/ SHBA dhe Shqipëria thërrasin KS, Rusia mohon akuzat

■ Presidenti italian viziton Shqipërinë/ Begaj i kërkon mbështetje për integrimin në BE. Mattarella: Shqipëria e ka vendin në BE. Europa jo e plotë pa Ballkanin

Të fundit