Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqe nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Rama takon ambasadorët, kërkon t’i bindë për amnistinë fiskale. Pse është e shumëkritikuar kjo nismë

■ E lidhur: Amnistia fiskale, BE kërkon rishikim të draftit: Kemi shqetësime serioze!

■ Firmoset kontrata prej 6 mln $ për satelitët Albania 1 e 2/ Rama: Do monitorojnë ndërtimet pa leje, së shpejti me dronë të armatosur

■ Begaj reagon pas takimit me Yuri Kim, tregon çfarë diskutuan

■ Të përfshira bandat shqiptare? Tentohet rrëmbimi i ministrit belg të Drejtësisë

■ Kim: Ka media në Shqipëri që financohen nga para ruse, kemi informacion konkret

■ Yuri Kim flet për largimin e Gledis Nanos: Nuk e prisnim! Mendonim se ai ishte një partner i mirë

■ Aleatët e PD-së në një linjë për zgjedhjet vendore: Të garojmë me një kandidat të përbashkët 

■ Genta Sula: 78 personalitete kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit. Vijojnë punën 

■ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, burg përjetë për Festim Bixhdilin

■ DASH: Marrëveshja e Serbisë me Rusinë, e gabuar, bie në kundërshtim me aspiratat evropiane

■ Prokuroria ndalon publikimet në media, Reporterët Pa Kufij: Gazetarët s’mund të kërcënohen me burg

■ KE padit Maltën për pasaportat e arta, Rama injoron kritikat: Mos qani hallin!

Të fundit