Flash News

E-TJERA

"Praktika si të Lukashenkos", Meta dënon vendimin për moslejimin e gazetarëve në aktivitetet parlamentare

"Praktika si të Lukashenkos", Meta dënon vendimin për
Presidenti Ilir Meta

I dënueshëm, i papranueshëm dhe antidemokratik. Kështu e ka cilësuar Presidenti Ilir Meta vendimin e Kuvendit për mos lejimin e gazetarëve në aktivitetet parlamentare, duke nisur nga shtatori.

Sipas Kreut të Shtetit, ky akt synon vendosjen nën kontroll të plotë nga ana e mazhorancës të Autoritetit të Mediave Audioviziv. Ai shton se ky vendim kufizon lirinë e medias dhe instalon një regjim censure.

Meta i ka bërë thirrje Kuvendit që të tërhiqet nga kjo nismë, duke i krahësuar këto praktika me të regjimit të Aleksandër Lukashenkos në Bjellorusi.

"Është pikërisht Kuvendi aktual, që në historinë e parlamentarizmit pluralist ka marrë vendimet më skandaloze për shtypjen e fjalës së lirë, përfshi miratimin dhe mostërheqjen prej gati një viti të paketës antikushtetuese “Antishpifje”, në refuzim të hapur të rekomandimeve të Komisionit të Venecias", shkruan ndër të tjera Meta.

Të fundit