Flash News

E-TJERA

Pranë 600 mijë vaksinime në të gjithë vendin, sa u kryen sot

     
Pranë 600 mijë vaksinime në të gjithë vendin, sa u
 

Ka shkuar në 596.766 numri total i vaksinimeve kundër Covid-19 të kryera në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë kryer 11.073 vaksinime.

Shifrat janë dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social "Twitter".

Vaksinimi masiv në vendin tonë vijon prej më shumë se një muaji, teksa situata e pandemisë duket nën kontroll ku shifrat janë në një rënie të dukshme. Në 24 orët e fundit u regjistruan 89 raste të reja, 3 humbje jete dhe 873 të shëruar.

Të fundit