Flash News

E-TJERA

Pranoi vrasjen e bashkëshortes 20-vjeçare, piloti grek shoqërohet me jelek antiplumb në zyrën e prokurorit

Pranoi vrasjen e bashkëshortes 20-vjeçare, piloti grek

Ngjarja që tronditi Greqinë disa javë më parë, tashmë u përshkallëzua kur Babis Anagnostopulos pranoi një ditë më parë se ishte ai personi që kishte mbytur bashkëshorten e tij 20-vjeçare Caroline në sy të fëmijës së tyre 11 muajsh.

I riu është shoqëruar sot në zyrën e prokurorit, në masa të rrepta sigurie dhe siç shihet nga fotot e publikuara nga mediat greke, autoritetet policore e kanë veshur edhe me një jelek antiplumb.  

Ai shfaqet me maskë anti-covid, me kokë ulur para mediave dhe nuk dha asnjë koment kur kaloi para gazetarëve.

“E vrava Karolinën, e mbyta me jastëk. Shkak u bënë konfliktet që kishim atë natë. Hodha fëmijën në krevat. E mbyta dhe më pas mendova grabitjen,”- ka thënë në dëshminë e tij 32-vjeçari pas 8 orësh para policisë.

Sipas tij, Caroline e kishte paralajmëruar se do të ndaheshin, duke u bërë shkak i zënkës që përfundoi në vdekjen e së resë nga duart e të shoqit.

Ngjarja bëri bujë edhe në Shqipëri, pasi mediat greke duke iu referuar dëshmisë së pilotit shkruan se “grabitësit” që i mbytën gruan ishin shqiptarë.  

 

 

 

Të fundit