Flash News

E-TJERA

Premier League/ Broja shënon dhe largohet i dëmtuar, rrezikon ndeshjen me Anglinë

Premier League/ Broja shënon dhe largohet i dëmtuar, rrezikon ndeshjen

Armando Broja ka debutuar si ‘titullar’ me Southampton duke i siguruar skuadrës 3 pikë në tavolinë.

Në minutën e 53’ goli i Brojës ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, duke shpallur në fund triumfin e Southampton në Premier League.

Por pavarësisht suksesit, duket se goli i Brojës do të jetë një kosto për Kombëtaren kuqezi ndaj Anglisë. Në minutën e 81’ Borja u largua nga fusha i dëmtuar.

Kundërshtari nuk pati kontakt të me këmbën e Brojës, por sulmuesi u shtri në tokë derisa kërkoi zëvendësim. Mbetet për t’u parë nëse dëmtimi i Armando Brojës është ose jo serioz.

Më 12 dhe 15 nëntor Shqipëria ka dy sfida në kuadër të eliminatoreve të Katar 2022, njërën me Anglinë në Londër dhe tjetrën me Andorrën në Tiranë.

Të fundit