Flash News

E-TJERA

Premtimet për çmimit e naftës, Nazarko: Gabim fatal i partive, rrit borxhin

Premtimet për çmimit e naftës, Nazarko: Gabim fatal i partive,

Pas deklaratave të Ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi se qeveria socialiste ka mbështetur fuqishëm bujqësinë, analisti Shpëtim Nazarko tha se të gjitha partitë bëjnë gabim fatal në kohë fushatash.

Kjo lidhet me premtimet e pabaza siç thotë ai, ku thekson premtimin për uljen e çmimit të naftës. Nazarko tha për "Real Story" se çmimi më i arsyeshëm i naftës për fermerët është 250 lekë të vjetra ose falas.

“Është një gabim fatal që e bëjnë partitë, sidomos në kohë fushatash, që thonë se do hedh 3 milionë lekë këtu, 5 atje, që është gjë e turpshme. Problemi duhet kapur nga brirët. Fajin e ka kryeministri dhe PS. Po të isha unë do ta bëja çmimin e naftës 250 lekë të vjetra, ose do ta hiqja çmimin fare. Ne sot marrim naftën tonë, se nga kjo manovër që ulni çmimin e naftës, do dalin nja 100 milionë borxh, sepse 50% të taksave ne i mbledhim nga nafta”, deklaroi analisti.

Të fundit