Flash News

E-TJERA

Premtonte certifikatë pronësie, GJKKO jep vendimin për Hamza Tolën

Premtonte certifikatë pronësie, GJKKO jep vendimin për Hamza

Ish-shoferi në Drejtorinë e Burgjeve, Hamza Tola është dënuar me 2.3 vite burg.

Ai merrte para duke i premtuar personave të ndryshëm se do t’i mbaronte punë, pasi kishte akses dhe njohje në shtet.

Një prej rasteve është kur Kastriot Kreku i kërkoi cerfitikatë pronësie dhe Tola premtoi se do ia jepte në këmbim të 3 mijë eurove, pasi njihte drejtuesen e Kadastrës Sarandë.

Me 2 vite burg, Gjykata e Posaçme ka dënuar ish kreun e Kadastrës në Sarandë, Laert Pashën.

Ndërsa me 12 muaj shërbim prove u dënua Jorgo Kreku.

Për Kastriot Krekun gjykata dha dënimin me 16 muaj shërbim prove.

Ata akuzohen për “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, Hamza Tola dhe Jorgo Kreku i kanë kërkuar shtetasit Kastriot Kreku një shumë monetare që varionte nga 1000 Euro deri në 3000 Euro, duke i premtuar ndërhyrjen tek të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Bako, të dy punonjës të ASHK Sarandë, me qëllim për ta ndihmuar në procedurën e pajisjes me çertifikatën e pronësisë.

Të fundit