Flash News

E-TJERA

Begaj kthen për rishqyrtim ligjin “Për dekoratat”: Është kompetencë e presidentit, jo e qeverisë

Begaj kthen për rishqyrtim ligjin “Për dekoratat”:

Presidenti Bajram Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”.

Në njoftimin e presidencës bëhet me dije se një veprim i tillë është marrë pasi dhënia e dekoratave dhe procesi i vlerësimit për dhënien e tyre është kompetencë vetëm e Presidentit dhe jo e qeverisë. 

Në arsyetimin e kthimit të ligjit, presidenca sqaron se shkak për kthimin është fakti se ligji i miratuar ka disa probleme kushtetuese dhe formale të teknikës legjislative, konkretisht: 

*Institucioni i Presidentit të Republikës nuk është njoftuar zyrtarisht, nuk i është përcjellë për mendim projektligji përkatës dhe nuk është njoftuar për të qenë pjesë e procesit të diskutimeve në tërësinë e tij në shkelje të ligjit të sipërcituar dhe të procedurave parlamentare .

*Konstatohet një ngushtim i kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës për dhënien e dekoratave.

* Ligji i miratuar nga Kuvendi, vjen në kundërshtim me parimin e ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve

*Kemi një ngushtim të kompetencës kushtetuese të Presidentit për dhënien e dekorataëse analizojmë me kujdes përmbajtjen e neneve të projektligjit “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”.

* Nuk ka asnjë shpjegim në relacionin përkatës shoqërues të ligjit të miratuar.

*Dhënia e dekoratës me dekret nga Presidenti, nuk mund të konsiderohet një akt përmbyllës i procedurës përkatëse dhe një veprim thjesht honorifik/simbolik. Dhënia e dekoratës duhet konsideruar si një akt përmbyllës i një procesi vlerësimi që i takon paraprakisht dhe vetëm Presidentit të Republikës! Kjo është fryma e Kushtetutës.

* Konstituimi, në këtë format dhe me këto kompetenca, i Kancelarisë dhe Kolegjit të Urdhrave dhe Medaljeve i zhvesh organet më të larta të Republikës nga e drejta burimore kushtetuese për të propozuar tek Kreu i Shtetit për dekorimet, veçanërisht në kuadër të përafrimit të legjislacionit

Begaj kthen për rishqyrtim ligjin “Për dekoratat”:

Të fundit