Flash News

E-TJERA

Presidenti i ri/ Nikolla nxjerr urdhrin për mbajtjen e Konferencës së Kryetarëve, zbardhet shkresa e Ballës

Presidenti i ri/ Nikolla nxjerr urdhrin për mbajtjen e Konferencës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka nxjerr urdhrin për mbajtjen e Konferencës së Kryetarëve në datën 4 maj në orën 12:30.

Rendi i ditës do të jetë nisja e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri dhe të përcaktimit të datës së raundit të parë të votimit.

Presidenti i ri/ Nikolla nxjerr urdhrin për mbajtjen e Konferencës

Kujtojmë që Konferenca e Kryetarëve ishte parashikuar të mbahej më herët, por u shty me kërkesë së deputetes Mesila Doda dhe kryetarit të PR-së, Fatmir Mediut. Kërkesa u pranua nga socialistët.

Ndërkohë Kuvendi ka publikuar edhe shkresën e kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ku thuhet se procedurat për zgjedhjen e Presidentit duhet të fillojnë jo më vonë se data 24 maj. Ndërkohë para kësaj date pritet edhe zyrtarizimi i emrit.

“Duke patur në vëmendje afatet maksimale për çdo raund votimi të përcaktuara në pikën 2 të nenit 86 të Kushtetutës së Republikës dhe pikës 3 të nenit 109 të Rregullores së Kuvendit si dhe numrin maksimal të këtyre raundeve (pesë) sipas pikave 3 dhe 4 të nenit 86 të Kushtetutës dhe pikës 3 të nenit 109 të Rregullores së Kuvendit, ju parashtroj kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë procedurat se zgjedhjes së Presidentit më datën 4 maj 2022”, thuhet në shkresën e Ballës.

Bazuar në Kushtetutën e Shqipërisë, Balla propozon që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri të zhvillohet në një seancë plenare të posaçme, e cila të mbahet në datën 10 maj.

 

Presidenti i ri/ Nikolla nxjerr urdhrin për mbajtjen e Konferencës

Presidenti i ri/ Nikolla nxjerr urdhrin për mbajtjen e Konferencës

Të fundit