Flash News

E-TJERA

Presidenti mesazh rilindasve 'blu e mavi’: Harrojeni të varrosni pluralizmin. Jam Ilir Meta, o super budallenj!

Presidenti mesazh rilindasve 'blu e mavi’: Harrojeni të varrosni

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar vendimin për shkarkimin e tij si flagrant duke hedhur akuza mbi Kuvendin se ka falsifikuar dokumentet për procedurat dhe seancat e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

I pyetur gjatë konferencës, nëse do ta njohë vendimin e shkarkimit nga Kushtetuesja, Meta tha se do të donte që 24 Korriku të ishte që dje, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë bravë dhe as nuk do të blindohet Presidenca.

Meta iu drejtua socialistëve dhe demokratëve, se në kohën kur rendi i Republikës së Shqipërisë kërcënohet dhe populli dhunohet, ai si president do t’iu përgjigjet bazuar në Kushtetutë.

“Ju thoni nëse 24 korriku është sot. Unë do doja të ishte që dje. Nuk do të ketë asnjë bravë shtesë në institucionet e Presidenti. Nuk do blindohet asgjë. Në 24 korrik do bëjmë një festë së bashku pastaj aty është populli i 2 marsit, i cili është irrituar shumë me falsifikimet e fundit. Kur kërcënohet rendi i Republikës së Shqipërisë në Kuvend, ju e dini kush i ka nxitur, sigurisht që Presidenti do të jetë gjithmonë njësh me Kushtetutën, me interesin publik, me qytetarët. Dhe ta harrojnë njëherë e përgjithmonë që në mënyrë mafioze gjithë ata rilindas mavi dhe blu, dhe rilindas ndërkombëtar kudo janë, se do të varrosin pluralizmin dhe do të dhunojnë popullin, do dëshpërohen pafund dhe do marrin përgjigjen e merituar. Jam Ilir Meta iu them atyre, o super budallenj”, tha Meta.

Të fundit