Flash News

E-TJERA

Presidenti Meta merr dhuratën e çmuar në Tivar

Presidenti Meta merr dhuratën e çmuar në Tivar

Gjatë vizitës së tij në Tivar - në kuadër të vizitave që po zhvillon në Mal të Zi - presidenti shqiptar, Ilir Meta është takuar me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshaj, nga i cili thotë se ka marrë një dhuratë të çmuar.

“Një rikthim i shumëpritur në Tivar, ku si përherë është kënaqësi të takohem dhe të bisedoj ngrohtësisht me Arqipeshkvin, Imzot Rrok Gjonlleshaj. E vlerësoj dhuratën e tij, “Monografinë e Arqipeshkvisë së Tivarit”, një botim voluminoz kushtuar njërës prej organizimeve kishtare më të vjetra në rajonin tonë, që mezi pres ta lexoj” shkruan Meta në profilin e tij në Facebook.

Të fundit