Flash News

E-TJERA

Presidenti Meta nga Mali i Tomorrit: Lutje të pranuara dhe mbarësi për të gjithë besimtarët

Presidenti Meta nga Mali i Tomorrit: Lutje të pranuara dhe mbarësi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët që janë pjesë e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, për lutje të pranuara dhe që të kenë mbarësi.

Përmes një fotoje të postuar në profilin e tij në Facebook nga Mali i Tomorrit, kreu i shtetit shkruan që “Abaz Aliu ju ndihmoftë dhe të keni bekimet e Zotit”.

“Lutje të pranuara, shëndet të mirë, mbarësi dhe zemra të gëzuara për të gjithë besimtarët dhe pelegrinët në malin e shenjtë të Tomorrit. Abaz Aliu ju ndihmoftë dhe të keni bekimet e Zotit”,- shkruan Presidenti Meta.

 

Të fundit