Flash News

E-TJERA

Presidentja e KE konfirmon telefonatën me Ramën: Së bashku do të kapërcejmë pandeminë

Presidentja e KE konfirmon telefonatën me Ramën: Së bashku do

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar bisedën telefonike me kryeministrin Edi Rama, i cili njoftoi se së shpejti në rajon do të vijnë 650 mijë doza të vaksinave Pfizer.

Në një postim në Twitter të shkruar në shqip, Ursula von der Leyen bën me dije se vaksinat do jenë të financuara nga Komisioni Europian dhe do përdoren për të vaksinuar sa më shpejt personelin shëndetësor dhe njerëzit në nevojë.

"Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri, financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë.  Së bashku do të kapërcejmë pandeminë" shkruan presidentja e KE-së në Twitter, status, i cili është ripostuar më pas edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Pak ditë më parë kryeministri Rama nënshkroi kontratën për blerjen e 1 milion dozave të vaksinave kineze "Sinovac" nga kompania turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” për një shumë prej 10 milionë dollarësh.

Të fundit