Flash News

E-TJERA

Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen viziton sot Tiranën

Presidentja e KE, Ursula Von der Leyen viziton sot Tiranën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen do të nisë turin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidentja e KE do të vizitojë të parën Tiranën. Von der Leyen pritet të mbërrijë sot rreth orës 15:00 dhe më pas do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa rreth orës 17:00, Edi Rama dhe Presidentja e KE-së do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kampusit të Kolegjit të Europës.

Të enjten në orën 10.00, Von der Leyen do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin Bajram Begaj, ndërsa menjëherë më pas do të niset për në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore atje.

Të fundit