Flash News

E-TJERA

Presidentja e Komisionit të Venecias: Drejtësia duhet të jetë e pavarur

Presidentja e Komisionit të Venecias: Drejtësia duhet të

Presidentja e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka, vlerësoi hapat e Shqipërisë drejt reformimit të sistemit gjyqësor si “madhorë” gjatë konferencës “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”.

Në fjalën e saj, Suchocka theksoi se drejtësia jo vetëm që duhet të bëhet, por duhet të jetë e pavarur dhe autonome.

“Bërja e reformës së gjyqësorit është një prej detyrave më të vështira, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë vendet komuniste, mendësinë sesi mund të bëhej që gjyqtarët të jenë të pavarur. Dhe kur krahasojmë opinionet e dhëna nga Këshilli i Venecias, shohim që një numër i madh i kushtohet reformës së gjyqësorit një nga opinionet e para që ka dhënë komisioni, është thënë që drejtësia jo vetëm duhet të bëhet, por të jetë e pavarur dhe autonome. Ne e dimë që institucionet kanë qenë të dobësuara. Reforma në drejtësi, jo vetëm që solli ndryshime në gjyqësor, por edhe në mendësinë e njerëzve të cilët rritën nivelin e besimit,” tha ajo.

Të fundit