Flash News

E-TJERA

“Presim më shumë nga SPAK”, si përgjigjet Soreca kur pyetet për Berishën

“Presim më shumë nga SPAK”, si përgjigjet Soreca kur

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka folur pas dënimit t ëish-ministrit Saimir Tahiri. Në një prononcim për gazetarët, ai ka thënë se vendimet e fundit të gjyqësorit tregojnë pavarësi.

Duke e cilësuar si sinjal pozitiv, ai kërkoi më shumë punë nga SPAJ dhe institucionet e tjera të drejtësisë. Soreca theksoi dhe një herë nevojën për zgjatjen e vetingut.

“Po të shihen disa nga gjykimet e fundit të gjykatave, atëherë shihet një pavarësi më e fortë e gjyqësorit. Ky është lajm i mirë i konsolidimit të sistemit të drejtësisë. Ne shikojmë sinjale të mira nga puna e gjytarëve dhe prokurorëve. A mjafton kjo? Jo ne presim më shumë nga SPAK dhe institucionet e përfshira në sistemin e drejtësisë”, u shpreh ambasadori.

Ky u pyet edhe për ish-liderin e demokratëve Sali Berisha, aksionin politik të tij dhe pjesmarrjen në zgjedhjet e pjesshme vendore. Soreca tha se nuk dëshironte të komentonte çështjet e brendshme të partive, duke shtuar se ambasadorët diskutojnë me këdo forcë politike për çështjet me rëndësi për vendin.

“Më lejoni të mos komentoj në lidhje me zhvillimet e brendshme të partive. Kemi ndjekur dhe vijojmë të ndjekim parimin e mosndërhyrjes. Në vazhdojmë punën tonë, duke biseduar me të gjitha forcat politike për çështjen që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit dhe për zgjatjen e vetingut”, tha Soreca.

 

Të fundit