Flash News

E-TJERA

Pretenca e SPAK për inceneratorin e Fierit, avokati i Bllakos: Akuzat e padrejta dhe të pareferuara

Pretenca e SPAK për inceneratorin e Fierit, avokati i Bllakos: Akuzat e

SPAK dha sot pretencën për inceneratorin e Fierit. Prokuroria e Posaçme kërkoi 10 vite burg për Lefter Kokën dhe 7 vite burg për Alqi Bllakon. Nëse shpallen fajtor dhe pranohet gjykimi i shkurtuar, të dy dënohen përkatësisht me 6.8 vite dhe 4.8 vite burg.

Avokati i Bllakos, Sokol Hazizaj tha jashtë dyerve të gjykatës se akuzat e ngritura ndaj ish-deputetit socialist, janë të pabaza dhë të pareferuara në faktet penale.

Sipas avokatit, ndaj Bllakos duhet të pushohet çështje penale për korrupsion dhe të qëndrojë vetëm ajo e shpërdorimit të detyrës.

“Ne e kemi deklaruar edhe para gjykatës së seancës paraprake se akuzat e ngritura kanë qenë të padrejta dhe ta pareferuara në faktet penale. Këtë fakt e identifikoi edhe gjykata e seancës paraprake. I qëndrojmë të njëjtës gjë si në seancën paraprake. Gjykata duhet të mbajë një qëndrim fare të thjeshtë sa kohë i qëndron të njëjtës akuzë, duhet ta pushojë çështjen penale për korruopsion.

Ngelet vetëm një akuzë ajo e shpërdorimit të detyrës dhe akuza tjetër bie. Është një qëndrim ligjor dhe jo në përputhje me kodin e procedurës penale. Unë e kam deklaruar që SPAK vepron jo referuar vendimeve të gjykatës duke dëmtuar interesat e qytetarëve në përgjithësi. Nëse gjykata nuk mban qëndrim korrekt, gjykata e seancës paraprake del jashtë loje. Prokuroria nuk dha asnjë argument”, tha Hazizaj.

Të fundit