Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Prezantimi i librit të përkthyer në shqip “Të mbyturit dhe të shpëtuarit” nga Primo Levi

“Ka ndodhur, ndaj mund të ndodhë sërish: ky është thelbi i gjithë asaj çka mund të themi”.
Në tetë kapituj të thukët, Primo Levi i rikthehet përvojës së Lager-it nazist për ta analizuar jo si një fakt të kryer tashmë, një ngjarje të paparashikueshme e të kufizuar, domethënë si një aksident të Historisë, por si një ngjarje shembullore përmes së cilës mund të kuptojmë deri ku mund të arrijë njeriu në rolin e xhelatit dhe në atë të viktimës.
Levi, me një ekuilibër dhe kthjelltësi të jashtëzakonshme, u përgjigjet pyetjeve që përballen me problematikat e sotme, por edhe ju flasin brezave të ardhshëm, për të cilët parabola naziste sa vjen e bëhet më e largët. Cilat janë strukturat hierarkike të një sistemi autoritar dhe çfarë teknikash përdorin për të asgjësuar personalitetin e një individi? Çfarë raporti krijohet mes dhunuesve dhe të dhunuarve? Cilat janë qeniet që enden në “zonën gri” të bashkëpunimit? Si formohet një përbindësh? A ishte e mundur të kuptohej nga brenda logjika e makinerisë së shfarosjes? Kishte gjasa që të ngrije krye ndaj saj? Dhe sërish: si funksionon kujtesa gjatë një përvoje kaq të skajshme? Çfarë dinin, apo donin të dinin, gjermanët?
“Të mbyturit dhe të shpëtuarit” ndahet në tetë kapituj. I pari i kushtohet “Kujtesës së poshtërimit”, shtrembërimeve dhe mangësive të saj. Por strumbullari i librit përbëhet nga kapitujt e dytë dhe të tretë, të titulluar respektivisht “Zona gri” dhe “Turpi”. Levi argumenton që hapësira mes kategorisë së viktimave dhe të xhelatëve nuk është bosh, por “aty ka figura të poshtra ose mjerane (ndonjëherë i zotërojnë të dyja cilësitë njëkohësisht), që është e domosdoshme t’i njohim nëse duam të njohim specien njerëzore”.
Levi heton dhe përshkruan, por nuk gjykon; me bisturinë e tij verbale, rrëmon në mishin e gjallë të fakteve. Hetimi i tij nxjerr në dritë një ndjenjë paradoksale: “turpin e të mbijetuarit”, ndjenjën e fajit të “të shpëtuarit”, i cili arrin deri aty sa të besojë që ka mbetur gjallë në vend të një tjetri, më të dobëti, më fatkeqi e më të ndershmi se ai, të cilit ai me sa duket, i ka marrë diçka.
Ky është libri i një njeriu që do të donte të fliste me indiferentët, ish-xhelatët, por ndien drojë dhe neveri njëkohësisht; është libri i një njeriu që rreket të arsyetojë me mendjen e xhelatëve të tij, për t’i kuptuar dhe kjo lojë e përbindshme rolesh i shkakton një vuajtje të padurueshme. “Të mbyturit dhe të shpëtuarit” ia detyron madhështinë e vet pikërisht kësaj: ai është një ushtrim çnjerëzor objektiviteti, një udhëtim mes të vdekurve që shndërrohet në një udhëtim në vdekjen e vet.
Autori
PRIMO LEVI është shkrimtar italian me origjinë hebreje, një prej të mbijetuarve të kampeve të përqendrimit hitleriane. U diplomua si kimist në vitet e para të vendosjes së regjimit fashist, i cili, më 1938 shpalli ligjet racore, që sollën diskriminimet e rënda ndaj qytetarëve italianë “të racës hebreje”. Të gjitha këto e shtynë Levin të hynte në radhët e antifashistëve dhe të merrte pjesë në disa çeta partizane. U arrestua në dhjetor 1943 dhe, prej shkurtit 1944 deri më 27 janar 1945, përjetoi tmerrin e pafund të kampit të shfarosjes në Aushvic.
Përvoja në kampin e përqendrimit e tronditi si fizikisht, edhe psikologjikisht dhe e shtyu të hidhte në letër makthin e jetuar prej tij e miliona njerëz të tjerë, përmes shkrimesh të paharrueshme si “A është, vallë, njeri…?”, “Armëpushimi” dhe “Të mbyturit e të shpëtuarit”.
Fragmente nga libri
- Ka ndodhur, prandaj mund të ndodhë sërish; ky është thelbi i gjithë asaj çka duhet thënë.
Mund të ndodhë, dhe kudo. Nuk kam për qëllim, as mund të them që do të ndodhë; siç e kam përmendur më lart, ka pak gjasa që të përsëriten sërish dhe në të njëjtën kohë të gjithë faktorët që çuan në shpërthimin e marrëzisë naziste, megjithatë, disa shenja paralajmëruese po ravijëzohen. Dhuna, “e dobishme” ose “e padobishme” qoftë, na shfaqet para syve: gjarpëron, në episode të parregullta dhe private, ose shfaqet nën petkun e veprimeve të paligjshme të shtetit, në të dyja ato që përcaktohen si bota e parë dhe e dytë, domethënë në demokracitë parlamentare dhe në vendet e zonës komuniste. Në botën e tretë është endemike ose epidemike. Pret vetëm histrionin e ri (kandidatët nuk mungojnë) që ta organizojë, ta legalizojë, ta shpallë të nevojshme e të domosdoshme dhe të ndotë gjithë botën. Të pakta janë vendet ku mund të garantohet paprekshmëria nga një valë e ardhshme dhune, e gjeneruar nga intoleranca, nga etja për pushtet, nga arsye ekonomike, nga fanatizmi fetar ose politik, nga mosmarrëveshje racore. Prandaj, lypset të mprehim shqisat, të mos u zëmë besë profetëve, njerëzve që të magjepsin, atyre që thonë e shkruajnë “fjalë të bukura” të pabazuara në arsyetime të forta.
- “Të shpëtuarit” e Lager-it nuk ishin më të mirët, të paracaktuar nga fati për të bërë vepra të mira, bartësit e një kumti: gjithë sa kisha parë e kisha përjetuar tregonin krejt të kundërtën. Mbijetonin më shumë më të ligjtë, egoistët, të dhunshmit, të pandjeshmit, bashkëpunëtorët e “zonës gri”, spiunët. Nuk ishte rregull e sigurt (nuk kishte, as nuk ka rregulla të sigurta në çështjet njerëzore), por gjithsesi ishte një rregull. Ndihesha i pafajshëm, por duke qenë pjesë e të shpëtuarve, isha në kërkim të përhershëm të një përligjjeje, në sytë e mi dhe të të tjerëve. Mbijetuan më të ligjtë, domethënë ata që ditën të përshtateshin: më të mirët vdiqën të gjithë.
- Kalimi i heshtur nga mashtrimi në vetëgënjim është i dobishëm: kush gënjen me ndershmëri, gënjen më mirë, e luan më mirë rolin e vet, është më i besueshëm edhe për gjykatësin, për historianin, për lexuesin, për gruan, për fëmijët.
- Nuk ekziston asnjë problem që të mos zgjidhet kur njerëzit ulen në tavolinë, mjafton që të ketë vullnet të mirë dhe besim reciprok: ose edhe frikë reciproke, siç duket se po tregon situata e ngrirë aktuale që vijon pa fund e në të cilën fuqitë e mëdha përballen me njëra-tjetrën fytyrëqeshura ose kërcënuese, por nuk ngurrojnë që të shpërthejnë (ose të lënë të shpërthejnë) luftëra të përgjakshme mes “të mbrojturve” të tyre, duke dërguar armë të sofistikuara, spiunë, mercenarë dhe këshilltarë ushtarakë në vend të gjyqtarëve të paqes.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38