Flash News

E-TJERA

Prezantohen anëtarët e KAS, kompletohet qeveria e re e zgjedhjeve; Celibashi: Koha deri në 25 prill është shumë e shkurtër

Prezantohen anëtarët e KAS, kompletohet qeveria e re e zgjedhjeve;

Një javë pas përzgjedhjes së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, janë prezantuar edhe anëtarët e Komisionit Rregullator dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, duke kompletuar në këtë mënyrë qeverinë e re të zgjedhjeve.

Mësohet se, anëtarët e rinj të KAS janë Ledio Braho, Ilirjan Rusmali; Elvin Lako; Koli Bele dhe Elvis Çefa. Ndërkaq, anëtarët e Komisionit Rregullator të Zgjedhjeve janë Ilirjana Nano, Dritan Çaka, Arens Çela, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të anëtarëve, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi uroi një mbarëvajtje të punës dhe bashkëpunim mes palëve.

“Me prezantimin e anëtarëve të këtyre dy strukturave, Rergullatori dhe CAS, institucioni i KQZ formësohet në mënyrë të plotë. Shpresoj që bashkëpunimi i këtyre tre strukturave të jetë në eficensë të plotë që koha e shkurtët deri në zgjedhjet të kalohet me vullnet të plotë”, tha Celibashi, duke shtuar se aplikimi i teknologjisë në zgjedhje është një sfidë dhe detyrë ekskluzive e numrit dy të KQZ-së, nënkomisioneres Lealba Pelinku.

Të fundit