Flash News

E-TJERA

Prezenca e OSBE uron Presidentin e ri: Presim bashkëpunim të frytshëm

Prezenca e OSBE uron Presidentin e ri: Presim bashkëpunim të

Prezenca e OSBE/ODIHR ka uruar Presidentin e ri të vendit, Bajram Begaj.

Në një postim në Twitter, prezenca shkruan se pret një bashkëpunim të frytëshëm me Begajn, teksa e uron për 5 vitet që e presin në krye të Presidencës.

“Përgëzime të ngrohta Bajram Begajt për zgjedhjen President i ardhshëm i Republikës, dhe urimet më të mira për pesë vitet në postin më të lartë, si përfaqësues i unitetit të popullit. Prezenca e OSBE-së pret me kënaqësi një bashkëpunim të frytshëm”, shkruan OSBE në Twitter.

Bajram Begaj është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në votim morën pjesë 83 deputetë, nga të cilët 78 votuan pro, 4 kundër dhe një abstenim.

Kreu i PD Sali Berisha dhe demokratët u paraqitën në seancën e posaçme, por bojkotuan procesin e votimit. Ai e quajti një process që shkelmon dhe dhunon në mënyrë flagrante Kushtetutën.

Ndërsa grupi i Enkelejd Alibeajt me përjashtim të disa deputetëve, nuk u paraqit fare në seancë. 

 

 

Të fundit