Flash News

E-TJERA

Princ Leka kandidat për president? Ç’fshihte takimi që pati me Philip Ricker dhe Yuri Kim

Princ Leka kandidat për president? Ç’fshihte takimi që

Kur kanë mbetur edhe disa muaj nga përfundimi i mandatit të Ilir Metës në postin e presidentit, në korridoret mediatike kanë nisur të përfliten emra të ndryshëm si kandidatë të mundshëm.

Edhe pse mazhoranca ka deklaruar se të shumta janë gjasat se këtë herë presidencën mund ta drejtojë një kryetare grua, deri tani nuk ka asnjë emër të zyrtarizuar.

Ndërkohë, Top Channel shkruan se po përflitet një tjetër emër surprizë dhe bëhet fjalë për Leka Zogun e ri.

Sipas TCH në 4 korrik, vitin e shkuar, ish-zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, sot ambassador i SHBA në Londër, Philip Ricker,  vizitoi kryeministrin Edi Rama, ish- kryedemokratin Lulzim Basha, ndërsa pati një ndalesë edhe në rezidencën e Princit Leka Zogu.

Fotot e takimit të Philip Ricker me Pricin Leka Zogu, trashëgimtarin e familjes mbretërore shqiptare u shpërndanë rrufeshëm, pasi Ricker mbaroi takimin.

Ishte hera e parë që një zyrtar i  lartë amerikan publikisht takohej me trashëgimtarin e ish-mbretërisë shqiptare, i shkolluar në Angli në akademinë mbretësore Royal Military Academy, Sandhurst.

Princi Leka, apo Leka Zogu xhunior me emrin civil, shpenzoi orë të tëra me zotin Riker dhe ambasadoren Kim, por askush nuk e di se çfarë folën.

Mbetet për t’u parë nëse princi shqiptar, i cili ka mbështetjen e ndërkombëtarëve do të jetë në të ardhmen një nga kandidaturat që do pasojë Ilir Metën.

Të fundit