Flash News

PRINT

PRINT ARKIVA/ Gramoz Pashko në 1991: “Ajo që më bashkon me Berishën është më e fortë se ajo që na ndan”. Leksion për pasardhësit e Lulit në PD

Politiko.al

Një shkrim i Teodor Kekos në gazetën Rilindja Demokratike, menjëherë pas tërheqjes së opozitës nga Qeveria e Stabilitetit, ku Gramoz Pashko kishte rolin e zv.kryeministrit, si përfaqësues i saj, jep një panoramë të gjendjes politike në opozitën e atëhershme.

Pashko thotë në konferencë për shtyp se ishte dakord me urdhrin e tërheqjes nga qeveria dhe dha dorëheqjen sepse ishte pakicë dhe pakicat respektojnë vendimin e shumicës. Ai gjithashtu thotë se do të kthehet në PD, aty ku ka qenë-në sektorin ekonomik të saj.

I pyetur për Berishën, Gramoz Pashko thotë se ato që e bashkon me të janë më shumë se ato gjëra që e ndajnë.

E gjendur edhe sot në një kontekst përplasjesh dhe mosdakordësish, është i çuditshëm ndryshimi i madh mes protagonistëve të asokohe dhe të tanishmëve. Bëhet fjalë për vtin 1991, kur Shqipëria sapo kishte hedhur hapat e parë në procesin demokratik. Gjuha e Pashkos, ku të njohësh shumicën do të thotë të jesh demokrat, është kaq larg diskurit të sotëm të disa personazheve në PD, që duan t’i mbajnë peng zhvillimet në opozitë për qëllime krejt meskine dhe llogari personale apo të një grupi të vogël.

 

 

 

Të fundit