Flash News

E-TJERA

Prisnin binjakë, Cristiano Rondaldo dhe Georgina japin lajmin e trishtë: Djali ynë i porsalindur ndërroi jetë

Prisnin binjakë, Cristiano Rondaldo dhe Georgina japin lajmin e

Ylli i futbollit, Cristiano Rondaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez humbin djalin e tyre të porsalindur.

Ndërsa prisnin ardhjen në jetë të një djali dhe një vajzë, ata dhanë sot lajmin e trishtë në rrjetet sociale, se njëri nga binjakët ka ndërruar jetë.

Futbollisti portugez shkruan se humbja e djalit të porsalindur është “dhimbja më e madhe” që një prind mund të ndjejë, ndërsa vajza është në gjendje të mirë shëndetësore.

Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndjejnë prindërit. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.

Duam të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre. Ne jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë. Zemër, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë.”- shkroi futbollisti.

Prisnin binjakë, Cristiano Rondaldo dhe Georgina japin lajmin e

Futbollisti i njohur është baba i katër fëmijëve, binjakëve 4-vjeçare Eva Maria dhe Mateo, të cilët kanë lindur nga një nënë surrogate, djalit 10-vjeçar Cristiano Jr, nga një marrëdhënie e mëparshme, si edhe vajzës 3-vjeçare Alana Martina me Georgina Rodriguez.

Të fundit