Flash News

E-TJERA

Ç’pritet të ndodhë në 8 janar? Shkullaku: Rrezikon të ketë përplasje; Rakipllari: Është bërë thirrje për dhunë

Ç’pritet të ndodhë në 8 janar? Shkullaku: Rrezikon

Këtë të shtunë në oborrin e selisë së PD-së pritet të mbahet protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, pasi kryedemokrati Lulzim Basha theu ultimatumin e 5 janarit për të lënë selinë e PD.

Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në Opinion thotë se në 8 janar mund të ketë përplasje.

“Rrezikon të ketë përplasje. Sa më shumë shohim skena të tilla aq më shumë mbështetësit e PD rritet mosbesimi për selinë e PD, fraksionin e vulës dhe irritomi. Nga kush mbrohen nëse ka 95% të votave?”, thotë Shkullaku.

Nga ana tjetër, gazetari Robert Rakipllari thotë se nga mbështetësit e Berishës ëhstë bërë thirrje për dhunë.

Blindimi i selisë nuk është zgjidhje. Që nga 11 dhjetori, 18 dhjetori nuk ka ndodhur asgjë e re që të ndodhin këto situata. Ka një palë që pretendon se është shumica në PD e kryesohet nga Berisha e cila pasi ka bërë disa procedura ekstrastatutore, dhe ka shkuar në gjykatë dhe pa patur legjitimitet është dhënë ultimatum për afatin 5 janarin. Po ashtu është bërë thirrje për dhunë, do bëjë partia përmbaruesin”, thotë gazetari, ndërsa ka ndërhyrë Floriana Garo, Drejtore e Komunikimit në Komisionin e rithemelimit të PD,.

Të gjithë njerëzit do ti afrohen selisë në mënyrë paqësore, nuk është bërë thirrje për dhunë. Nuk është e drejtë këto që po thoni”, tha Garo .

 

Të fundit