Flash News

E-TJERA

Pritja e Bashës në Kavajë/ Kryedemokrati gjobitet me 50 milionë lekë, policia procedon 24 persona

Pritja e Bashës në Kavajë/ Kryedemokrati gjobitet me 50
Kryedemokrati Lulzim Basha në Kavajë

Policia ka gjobitur 24 persona, të cilët morën pjesë në vizitën e kryedemokratit Lulzim Basha në Kavajë. Mes tyre edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja si organizator. Gjithashtu ka ndëshkuar me 50 milionë lekë edhe kreun e PD.

Ata janë ndëshkuar për tubim të paligjshëm dhe bllokim të lëvizjes së mjeteve.

Basha u prit dje nga dhjetra qytetarë në Kavajë, gjë për të cilën dhe ai vet shprehu habi. Kryetari i PD u bëri thirrje disa herë simpatizantëve që të respektonin distancën dhe të vendosnin maskat.

Një ditë më parë, Policia e Shtetit paralajmëroi se kush thyen rregullat anti-Covid do të ndeshkohet.

“Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimin e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit.

Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme”, thuhet në njoftim.

Më herët policia ka gjobitur edhe përfaqësues si të opozitës dhe të qeverisë për shkelje të masave të vendosura në kuadër të pandemisë. Kufizimet aktuale i ndalojnë grumbullimet me më shumë se 10 persona.

 

 

Të fundit