All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Problematika në Kadastrën e Durrësit, Kim: Presim hapa konkretë për përgjegjësit

All - Paragraf - 1

Problematika në Kadastrën e Durrësit, Kim: Presim hapa

Reagon ambasadorja amerikane Yuri Kim lidhur me raportin e Agjencisë së Kadastrës për zyrën e Durrësit, ku rezultoi se vetëm 15% e dosjeve janë të sakta.

All - Paragraf - 3

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se SHBA pret hapa konkretë [për përgjegjësit, si dhe për të rritur transparencën e për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe në Shqipëri.

"Mirëpresim raportin e sinqertë të Agjencisë së Kadastrës në lidhje me mangësitë dhe krimet e mundshme në Durrës.

Ne presim hapa konkretë për përgjegjësit, për të rritur transparencën dhe për të mbyllur mundësitë për korrupsion kur bëhet fjalë për regjistrimin e pronave në Durrës dhe në Shqipëri.

Hapat e tillë do të tërheqin më shumë investime, përfshirë edhe nga SHBA. Ata gjithashtu do të bëjnë të qartë se Shqipëria është gati për t'u anëtarësuar në BE", shkruan Kim. 


 

 

 

Të fundit