Flash News

E-TJERA

Probleme me 3 shtyllat e vettingut, shkarkohet nga detyra gjyqtarja e '21 janarit'

Probleme me 3 shtyllat e vettingut, shkarkohet nga detyra gjyqtarja e '21

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Tiranës Ariana Caco.

Caci, pjesë e trupës gjykuese për çështjen e 21 janarit, kishte probleme me tre shtyllat e vettingut: pasuri, profesion dhe integritet.

KPK ka konstatuar pamundësi financiare për ndërtimin e shtesave në dy banesat e Cacos, bashkëngjitur apartamentit me sipërfaqe 68 m2 në Tiranë dhe një banese me sipërfaqe 70 m2 në Vlorë.

Nga përllogaritja e shpenzimeve nga KPK mbi bazën e Entit Kombëtar të Banesave, rezultuan vlera të cilat nuk mund t’i mbulojnë të ardhurat e Cacos.

KPK gjeti pamjaftueshmëri edhe për blerjen e një automjeti tip ‘Benz’ me vlerë 350 mijë lekë.

 

Të fundit