Flash News

E-TJERA

Probleme me pasurinë dhe pastërtinë e figurës, shkarkohet nga detyra prokurori i Tiranës

Probleme me pasurinë dhe pastërtinë e figurës, shkarkohet

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Julian Xhengo.

Xhengo u shkarkua pas problemeve me pasurinë dhe pastërtinë e figurës, pasi në seancën dëgjimore të 9 shtatorit, u përball me bilance negative të prindërve në investimet e kryera në një shtëpi private në Tiranë dhe me mospërputhje transaksionesh në blerjen e një makine.

Xhengo kundërshtoi gjetjet e komisionit, si edhe një raport që tregonte shtyrje të hetimeve dhe marrje vendimesh jashtë afateve.

Të fundit