Flash News

E-TJERA

Probleme me pasurinë/ KPK shkarkon prokurorin e Apelit Vlorë, Pelivan Malaj

Probleme me pasurinë/ KPK shkarkon prokurorin e Apelit Vlorë, Pelivan
Foto Ilustruese

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Pelivan Malaj. Ky i fundit ka pasur probleme me justifikimin e pasurisë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Pelivan Malaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si avokat. Në maj të vitit 2003, ai është emëruar prokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë, detyrë të cilën e ka ushtruar deri më sot.

Malaj ka qenë gjithashtu kryetar i Shoqatës së Prokurorëve.

Të fundit