Flash News

E-TJERA

Probleme me pasurinë, shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit

Probleme me pasurinë, shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit

Prokurori i Durrësit Ilir Turja është shkarkuar nga detyra me vendim të KPK-së.

Në një analizë financiare të bërë nga KPK, Turja kishte mungesë të mëdha financiare për ndërtimin e një objekti të regjistruar në emër të babait të tij, në vendin e quajtur “Plazhi i Durrësit”, si dhe dyshime për fshehjen e kësaj pasurie në emër të familjarëve.

KPK nuk gjeti probleme në aspektin profesional dhe as në kriterin e pastërtisë të figurës.

Turja e ka nisur karrierën e tij në vitin 1995 dhe prej thuajse dy dekadash mban detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Të fundit