Flash News

E-TJERA

Probleme shëndetësore, operohet në QSUT Dritan Dajti

Probleme shëndetësore, operohet në QSUT Dritan Dajti

Dritan Dajti ka dalë sërish nga qelia e burgut, por këtë herë për probleme shëndetësore.

Burime për ABC bëjnë me dije se ai i është drejtuar Qendrës Spitalore Universitare për të hequr një gur në veshka.

I dënuar me burgim të përjetshëm, Dajti është paraqitur në spital nën masa të rrepta sigurie. Operacioni është kryer brenda ditës dhe më pas ai është rikthyer sërish në spitalin e Burgut ku do të qëndrojë deri në momentin e rehabilitimit.

Ky është rasti i dytë kur Dritan Dajti i arrestuar për vrasjen e katër efektivëve të policisë, del nga qelia për nevoja shëndetësore. Në muajin janar ai doli nga ambientet e burgut për t’iu drejtuar një klinike dentare në zonën e Ish-Bllokut. Për këtë ngjarje ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj,  largoi nga detyra disa drejtues.

Të fundit