Flash News

E-TJERA

Probleme teknike dhe pretendime për pavlefshmëri të dënimit, shtyhet sërish gjyqi i Dritan Dajtit

Probleme teknike dhe pretendime për pavlefshmëri të dënimit,

Seanca e radhës gjyqësore ndaj Dritan Dajtit është shtyrë, pasi Gjykata e Elbasanit nuk arriti të realizojë lidhjen me videokonferencë me IEVP Peqin. Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk mori përsipër shoqërimin e Dajtit në ambientet e gjykatës për arsye sigurie.

I dënuari për vrasjen e katër efektivëve të policisë ka kërkuar nga gjykata konstatimin dhe deklarimin e pamundësisë për të vënë në ekzekutim vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Sipas tij, ky vendim është i pavlefshëm pasi mungojnë nënshkrimet e katër anëtarëve të trupit gjykues.

Dritan Dajti pretendon gjithashtu se ka përfunduar dënimin e tij më 17 gusht 2024 dhe se po mbahet padrejtësisht në qeli. Në të kundërt, ai kërkon që gjykata të vendosë në dispozicion urdhrin e ekzekutimit për dënimin e tij me burgim të përjetshëm, duke pohuar se një urdhër i tillë nuk ekziston.

Seanca e radhës pritet të caktohet pas zgjidhjes së problemeve teknike dhe organizative që kanë penguar zhvillimin e procesit gjyqësor.

Të fundit