Flash News

E-TJERA

“Procesi të jetë transparent”, ambasadori britanik: Të ngrihemi kundër përpjekjeve për të shtypur votën

“Procesi të jetë transparent”, ambasadori britanik:

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith ka folur sot në tryezën e organizuar nga Komiteti i Helsinkit për mbrojtjen e integritetit zgjedhor.

Ai deklaroi se procesi i zgjedhjeve duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë.

“Le të mbajmë mend që është e rëndësishme të garantojmë shenjtërinë e zgjedhjeve që çdo qytetar të ndiejë se vota e tij ka rëndësi dhe zëri i tij dëgjohet. Ne të tërë duhet të ngrihemi kundër përpjekjeve për të shtypur të drejtat e votës."

"Procesi duhet të jetë i lirë, transparent dhe i ndershëm sepse ka të bëjë me të ardhmen e Shqipërisë. Institucionet duhet të garantojnë të drejtat e qytetarëve”, deklaroi ambasadori britanik.

Të fundit