Flash News

E-TJERA

Prodhonin kriptomonedhasha, arrestohet 67-vjeçari në Tepelenë, në kërkim i biri

Prodhonin kriptomonedhasha, arrestohet 67-vjeçari në Tepelenë,

Një 67-vjeçar është arrestuar pasi kishte përshtatur banesën në Tepelenë, me pajisje për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave.

Gjithashtu është shpallur në kërkim i biri 35-vjeç. Policia ka sekuestruar pajisje që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernerike në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë.

Kishin përshtatur banesën në lagjen “15 shtatori”, Tepelenë, me pajisje për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave, arrestohet 1 shtetas dhe punohet për kapjen e djalit të tij.

Gjatë këtij operacioni, nga kontrolli i kryer në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesën e shtetasve H. O., 67 vjeç dhe A. O., 35 vjeç, babë e bir, u gjetën disa pajisje që shërbenin për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u arrestua në flagrancë 67-vjeçari, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. O..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit