Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Profilet e rreme në luftën online: Një javë në jetën e një troll-i

Loneta Progni
I kam parë shpesh në rrjetet sociale. Ndoshta edhe ju. Por, sapo shfaq interesin për të kërkuar më tej, kupton që edhe të tjerë i kanë vënë re. Në zhargon, me paragjykim, iu referohen si “Komentet e “ushtrisë”, apo “Ushtria e sufllaqexhinjve”. E kam fjalën për trollet[1], dhe sa për ta ngushtuar pak rrethin e tyre, për trollet në politikë.
Sikurse e përmenda, në rrjetet sociale, kam parë shpesh profile të rreme që fyejnë, ofendojnë, mallkojnë, etj, figurat publike (në këtë rast politikanët). Fillova të interesohem për të njohur ndonjë individ që merret me këtë “punë” dhe pyeta kolegë gazetarë, zëdhënës të partive e politikanë. Mes nesh dimë të tillë,që punojnë për “hesap” të njërës apo tjetrës parti. Por, kur e thua me zë të lartë që do të bësh një shkrim, qyteti, çuditërisht, “zbrazet” prej tyre. “Puna” e tyre në rrjetet sociale, gjithsesi, vazhdon.
Mendja më shkoi te teknologjia. Patjetër, kujt nuk do t’i shkonte mendja te teknologjia në ditët e sotme. Kërkova për një aplikacion që mund të gjurmojë aktivitetin e një profili në rrjetet sociale. Fatmirësisht, nuk ka aplikacione të tilla falas. Ekspertë të fushës më thanë se në këmbim të një shume parash mund të krijohej një aplikacion që mund të më shërbente, por pas disa përpjekjeve, në Facebook nuk arrihej një gjurmim i tillë. Shumën nuk ma thanë, sepse përpjekjet dështuan.
Pas një vëzhgimi me javë të tëra në rrjetet sociale, kryesisht në faqet e liderëve të partive, por edhe Ministrive, disa profile të rreme të bëhen familjare për shkak të komenteve të vazhdueshme. Nëse përqendrohemi te profilet e rreme që bëjnë komente negative, nuk mund të “familjarizohesh” me ndonjë prej tyre në faqen në Facebook të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sepse,sipas burimeve, kanë aktivizuar filtra që nuk i lejojnë komentet negative.
Me rregull përjashtimi, meqë edhe faqja zyrtare e PD-së ka pak komente, kërkimin e përqendroj te “bollëku”. Faqja e kryeministrit Edi Rama (që ka më shumë komente se në çdo profil tjetër) dhe Ministritë (që nuk kanë shumë komente në postime). Për t’i qëndruar besnike përkufizimit, duke marrë parasysh komentet negative, nuk po flas për profile të shumta të rreme që bëjnë komente pozitive në të gjitha faqet e politikanëve. Nuk po them se janë pjesë e administratës, as se mes tyre mund të ketë edhe gazetarë. Madje nuk po them as se disa prej tyre paguhen nga partitë (dhe jo me sufllaqe, siç thonë komentuesit).
“Sa komente pozitive ke marr o Skenderbe … te vajti fatura e sufllaqeve me shtrenjt se aeroporti vlores”, thotë një kometues.
[1]Sipas fjalorit të Universitetit të Kembrixhit, një “troll” nënkupton një profil në rrjetet sociale që shkruan komente fyese ose ofenduese në internet,në mënyrë që të mërzisë dikë,për të tërhequr vëmendjen ose për t’i prishur imazhin dikujt.

Në javën e parë të marsit kam vëzhguar çdo postim dhe çdo koment në këto profile. Është e lehtë t’i identifikosh profilet e rreme, pasi kanë shumë elementë të përbashkët. Kanë foto profili/cover-i të marra nga interneti ose nuk kanë asnjë foto; nuk kanë asnjë postim në “murin” e tyre ose kanë 2-3 postime pa ndonjë lidhje me aktivitetin e tyre në rrjetet sociale; nuk kanë miq ose kanë shumë pak; janë emra që nuk figurojnë në regjistrin e gjendjes civile; mund të jenë “pages”, jo profile; kanë komente identike me “kolegët” e tyre, etj.
Me kishin thënë se një individ i vetëm administron shumë profile të ndryshme “fake” dhe për të mos rënë në sy, nuk e përdorin shpesh një profil, por përdorin në postime të ndryshme, profile ose “pages” të ndryshme. Një që vihet re dhe që shkruan komente në shumicën e postimeve të kryministrit Edi Rama është AEROPORT RAMA. Të dhënat janë: pilot në Aeroporti "Kukës Albania", punonte "Edi Rama Kryeministëri Shqiptarëve", nga Surreli, Tiranë, Albania. Fotoja e profilit është një montazh ku duket kryeministri Edi Rama mbi një avion lodër. Fotoja e postuar në “mur” është një foto me avionë lodra nga interneti.
“Aeroporti” gjendet pothuajse në çdo postim me ndonjë koment të shkurtër, disi ironik. Komenton, por edhe iu bën “reply” komentuesve të tjerë. Në postimin e kryeministrit Edi Rama, më 7 mars, ku flet për rilindjen e Kalasë së Skënderbeut pas restaurimeve, “Aeroporti” pikas një votues të zhgënjyer të PS dhe me ironi i thotë “votoje prapë”. Në një prej postimeve të kryeministrit gjatë vizitës në Itali, “Aeroporti”shkruan: Mba nje moment perkujtim per eksodin e sotem o plaku Mere, se vetem pleq kane ngelur ne shqiperi. Sa për gabimet drejtshkrimore, nuk është rast sporadik.

Në postimin e shpërndarë lidhur me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës në profilin e kryeministrit, “Aeroporti Rama” thotë “shpresojme qe avjonet ta prekin pisten dhe jo ti kalojne ballukut siper. Faleminderit”. Nuk është gjithmonë i sjellshëm, pasi në një tjetër postim gjatë javës së parë të marsit shkruan “Me i miri je Edo, te q……… erdogani gruan”. Këtu del edhe një tjetër karakteristikë e troll-save. Përdorin profilet e rreme dhe anonimatin që ky profil ju ofron, për të ofenduar me një fjalor të papërshtatshëm[1].

[1] Ilham Gemiharto, M.SidheSukaesih, M.Si “The Phenomenon of Internet Trolling and the Spreading of Hate Speech on Social Media”
“Bëhemi gati me ekipin e ri prej 400 infermierësh që po trajnohen, për të shtuar radhët e skuadrës së vaksinatorëve në territor, në gatishmëri për vaksinimin masiv të popullatës këtë pranverë, me sigurimin e doza vetë reja”, thotë kryeministri Rama. “Ti 400 si ke vaksina”, thotë Aeroporti Rama. Sërish del në pah një karakteristikë shumë e dëmshme e troll-save: informacionet dhe të dhënat e paverifikuara.

Siç e përmenda, “Aeroporti” komenton edhe nën komentet e të tjerëve. Një vajzë shkruan “Ke tmandaturoj me zemer te besh dicka per qenushet se ketu shifet kultura e nje shteti bravo rama”. (Nuk po i rikthehem çështjes së gabimeve drejtshkrimore.) “Aeroporti” ia kthen: shiko cfare bene bashkite ne pogradec e gjirokaster, qe ta kuptosh sa per zemer i kane kafshet”.
[1] Ilham Gemiharto, M.SidheSukaesih, M.Si “The Phenomenon of Internet Trolling and the Spreading of Hate Speech on Social Media”

Kryeministri, në datën 3 mars, shkruan krahas një videoje “Kantieri i Spitalit Rajonal Memorial FIER. Dita 49 LIVE”. “Aeroporti” duket sërish mes komentuesve duke thënë: Shbkr pularia! Respekte. Në një prej postimeve të kryeministrit në datë 2 mars, komenton duke thënë “Je bere si Brryli Broadway krye lider”.

Data 2 mars është dita e shënuar. Kryeministri Rama i përgjigjet “Aeroportit”. Biseda paqësore mes tyre:
“une ika si gjithe shoket nga shqiperia, ky djali qe komentoi iku deri ne meksik, paskemi te gjithe probleme me shikimin sic duket”, thotë Aeroporti Rama.
“nuk ka lidhje ikja me shikimin, sepse shqiptaret ne tere historine e tyre, pervec kohes ku i mbylli Enveri ne kafaz, kane ikur e jane kthyer, here kane ikur me shume se jane kthyer e here jane kthyer me shume se sa kane ikur, ndersa ketu flasim per punet jo per shkopin magjik (buzëqeshje)”, i përgjigjet kryeministri.

Në 1 mars,kryeministri thotë“Mirëmëngjes me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Komisionin Europian dhe Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim”. Janë të shumta komentet ku shperndahet nje video e publikuar në vitin 2016 nëYoutube, një pjesë e sëcilës është identike me planin për hekurudhën. Këtyre komenteve, “Aeroporti” iu thotë më një emoji duke qeshur se “po vjen era block”.

Nëpër faqet e Ministrive nuk komenton shumë, vetëm kur shqetësohet ndonjëherë përshëndetin e ministres Balluku, në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku shkruan “Pse e keni lene pa buke belinden, si qenka holluar”.
Përmblodha një pjesë të komenteve të “Aeroportit Rama”, pasi të tilla janë shumë në një javë. Në tabelën në vijim, shifrat tregojnë sa të shpeshta kanë qenë komentet e “Aeroportit” në postimet e kryeministrit në një javë, nga data 1 mars, deri më 7 mars (komentet që kanë mbetur të pa filtruara)

Komentet e “Aeroportit Rama” kanë disa karakteristika: janë komente negative për autorin e postimeve; janë të shkurtra; janë të përditshme (mesatarisht 4 komente në ditë); shpesh përmbajnë ironi, gjuhë të papërshtatshme, informacione të paverifikuara dhe ofendime; janë të shkruara me gabime drejtshkrimore; në më të shumtën e rasteve i përgjigjet (reply) komentuese vetë tjerë.
Këto komente, të paraqitura në këtë mënyrë,mund të duken “të pafajshme” në pamje të parë. Por kur aktivizohet “ushtria”…paçi fat. Dhe nuk e teproj kur them “paçi fat”. Gazetarja e lindur në Britani, që jeton dhe punon në Shqipëri, Alice Taylor e di më mirë se kushdo tjetër këtë.
E di, nuk më besoni për një “përndjekës”, derisa të lexoni për një “të përndjekur”[1]:
[1]Sqarim: Rastiigazetares Alice Taylor ështënjëshembullpërtëtreguarefektetqëmundtëketënjëpërndjekje apo njësulm online nëjetën e njëindividi.
*Ky shkrimështëpjesë e projektit “Task forca investigative: trolletpolitikenëfushatat e shpifjes”, realizuarngaQendra POLITIKO.
**Me mbështetjen financiare të programit të granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri
Këto komente, të paraqitura në këtë mënyrë,mund të duken “të pafajshme” në pamje të parë. Por kur aktivizohet “ushtria”…paçi fat. Dhe nuk e teproj kur them “paçi fat”. Gazetarja e lindur në Britani, që jeton dhe punon në Shqipëri, Alice Taylor e di më mirë se kushdo tjetër këtë.
E di, nuk më besoni për një “përndjekës”, deri sa të lexoni për një “të përndjekur” :
Në fund të shkurtit 2019, ndërsa isha gjashtë muajshe në një shtatzani me rrezik shumë të lartë, u bëra subjekt i një sulmi të shumë fishtë dhe fushate shpifjesh kundër meje. Së pari, u sulmova nga portale të ndryshme lajmesh, të cilët botuan një fushatë të koordinuar, duke më quajtur "spiune ruse" dhe duke pretenduar se jam paguar nga Rusia dhe opozita. Ata publikuan foton time dhe të partnerit tim, duke bërë edhe kundër tij akuza të ngjashme. Disa vijuan më tej, duke më cilësuar si "armike të Shqipërisë" dhe "rrezik për sigurinë e vendit". Kjo nxiti ngacmime të shumta. Kam marrë kërcënime dhe ofendime, si në internet, ashtu edhe në forma të tjera. Kisha frikë të largohesha nga shtëpia, sepse me tregonin me gisht dhe më shanin në rrugë.
Pastaj, qeveria më hoqi miratimin e lejes së qëndrimit. Për dy javë ata nuk pranuan të thoshin arsyet, ndërkohë që morën informacione private nga mediat. Ministri i Brendshëm i atëhershëm, Sandër Lleshaj, gënjeu në televizion për rastin, dhe gjithashtu gënjeu edhe Ambasadën e vendit tim. Ata më thanë se duhej të largohesha nga Shqipëria, të kthehesha dhe të aplikoja përsëri, duke e ditur mirë që nuk mund të udhëtoja, pasi rrezikoja të abortoja. Disa javë më vonë, unë u rrëzova në rrugë. Më dërguan në spital dhe isha në rrezik të lartë për të humbur foshnjën time. Më është dashur të bëj një ndërhyrje urgjente në javën e 36-të të shtatzënisë, për shkak të presionit të lartë të gjakut dhe sulmeve të ankthit.
Por vendosa të kundërpërgjigjem. Unë çova Policinë dhe Ministrinë e Brendshëm në gjykatë dhe fitova të drejtën time për një leje dhe për të qëndruar në Shqipëri. Kam hedhur në gjyq gazetarët që kanë shpifur kundër meje dhe tashmë kam një vajzë të shëndetshme 2 vjeçare. Që atëherë i jam përkushtuar advokimit për lirinë e medias, duke mbështetur gazetarët dhe duke shkruar për skandale, korrupsion dhe shkelje nga shteti ndaj popullit shqiptar. Ata u përpoqën të më shkatërronin jetën dhe karrierën dhe gati sa nuk më kushtuan jetën time dhe të vajzës sime. Unë jam kthyer edhe më e fortë se më parë dhe nuk do të hesht.
[1]Sqarim: Rasti i gazetares Alice Taylor është një shembull për të treguar efektet që mund të ketë një përndjekje apo një sulm online në jetën e një individi.
*Ky shkrim është pjesë e projektit “Task forca investigative: trollet politike në fushatat e shpifjes”, realizuar nga Qendra POLITIKO.
**Me mbështetjen financiare të programit të granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38