Flash News

E-TJERA

KE 'qorton' qeverinë: Përjashtimi i deputetëve të opozitës i paprecedentë, ç'thotë për komisionet hetimore

KE  'qorton' qeverinë: Përjashtimi i deputetëve të

Progres raporti i Komisionit Evropian i është referuar rrëzimit të kërkesave të opozitës për komisione hetimore nga mazhoranca.

Sipas progres raportit, e drejta e opozitës për të propozuar ngritjen e komisioneve hetimore është e garantuar nga Kushtetuta.

“Gjatë periudhës raportuese, opozita kërkoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, por mazhoranca i hodhi poshtë të dyja kërkesat, pavarësisht se e drejta e opozitës për të inicuar komisione të tilla garantohet me Kushtetutë. Argumenti i mazhorancës në të dyja rastet ishte se është në shqyrtim një rishikim i ligjit për komisionet hetimore. Ligji aktual, megjithatë, mbetet në fuqi”, thuhet në progres-raport.

KE i referohet edhe përjashtimit të deputetëve të opozitës duke shtuar se kemi të bëjmë me përjashtim të paprecedentë të 23 deputetëve.

"Mosmarrëveshjet mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht për refuzimin e kryeministrit për të marrë pjesë në shumicën e interpelancave të kërkuara nga opozita, shkaktuan një ndërprerje të përkohshme në funksionimin normal të Kuvendit. Sekretariati i Etikës vendosi disa masa disiplinore, duke rezultuar në përjashtimin e paprecedentë të 23 deputetëve të opozitës brenda një muaji. Nevojiten standarde më të larta etike në punimet e Kuvendit për të nxitur një dialog politik më konstruktiv midis opozitës dhe mazhorancës".

Të fundit