Flash News

E-TJERA

Projekt-rezoluta e PS-së për Anti-Semitizmin tërheq vëmendjen e SHBA-së; Yuri Kim, prezente gjatë diskutimeve në Kuvend (FOTO)

 

Projekt-rezoluta e PS-së për Anti-Semitizmin tërheq
Yuri Kim, prezente gjatë diskutimeve në Kuvend për projekt-rezolutën anti-semitizmit

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka qenë e pranishme në seancën e sotme parlamentare në të cilën po diskutohet për projekt-rezolutën e propozuar nga Grupi parlamentar socialist.

Projekt-rezoluta “për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, duket se ka tërhequr vëmendjen e Kim.

Kujtojmë se, qëllimi i projekt-rezolutës, të ndërmarrë me iniciativën e deputetëve Taulant Balla dhe Blerina Gjylameti, është luftimi kundër Anti-Semitizimit, i cili po rritet dukshëm në Evropë.

Mesa duket, paraqitja e Kim si dëgjuese në seancën plenare të Kuvendit, tregon hapur mbështetjen e SHBA në luftën kundër anti-semitizmit, dhe sidomos hebrenjve në Europë, të cilët vuajtën gjenocidin e nazizmit gjerman.

Më 28 tetor në Tiranë, Kuvendi në bashkëpunim me CAM dhe Agjencinë hebraike për Izrealin do të organizojnë inaugurues të Ballkanit kundër Anti-Semitizimit.

Të fundit