Flash News

E-TJERA

Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës protestë para kryeministrisë: S’japin informacion, duam kompesim në vlerën e tregut

Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës protestë

Banorët e Bërxullës e kanë zhvendosur protestën e tyre para kryeministrisë. Me pankarta në duar ata i kërkuan qeverisë të bëjë transparencë me projektin dhe kompensim me vlerën e tregut.

Banorët kundërshtojnë projektin e rrugës Thumanë-Kashar, nga i cili preken 20 banesa dhe 30 hektarë tokë. Një prej banoreve tha se shpërblimi që pritet të marrë për banesën është 4 milionë lekë, një shifër tepër u ulët me vlerën reale të pronës.

“Më merr shtëpinë dhe tokën, ku do shkoj unë me atë çmimi. Unë jam pa punë çfarë do bëjë me ato 4 milionë. Njeri nuk ka ardhur ta vlerësojë, por vetëm me llafet që kemi dëgjuar. Kemi kërkuar informacion por s’kemi marrë asnjë përgjigje. Ai që ka marrë lotin e Bërxullit ka thënë që do merrni dhe 2 milionë lekë, pra 6 milionë në total. Çfarë do bëjmë ne me ato lekë”, tha banorja.

Një tjetër protestues i kërkoi qeverisë dëmshpërblin në vlerën e tregut, duke theksuar se nuk do të lejojnë zaptimin e tokave.

“S’po na zë gjumi, dalim e punojmë për të jetuar. Do i qëndrojmë dhe do mbrojmë pornën tonë deri në minutën e fundit. Nuk jemi kundër projektit, por jo këto shpronësime. S’kam ardhur të shaj Ramën, por dua t’i jap dhe dorën për një vepër të mirë qe bëri në Bërxullë, pasi e bëri të re, edhe pse s’ka ndriçim.

Eja në Bërxullë! Kanë nisur në Fushë-Prezë punimet. Në Bërxullë nuk është lejuar. Me më dhënë miliona, nuk e jap atë shtëpi. Të jap dorën Edi Rama, por jo me prurë fadroma. S’duam të zaptohet toka”, tha një prej protestuesve.

Të fundit