Flash News

E-TJERA

Projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës: Vepra është bërë në Itali me ‘Google' pa inspektim terreni

Projekti Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës: Vepra

Banorët e Bërxullës vazhdojnë prej disa muajsh protestat kundër zhvillimit të projektit rrugor Thumanë-Kashar. Edhe këtë të diel ata janë mbledhur duke bllokuar një pjesë të aksit të rrugës së Rinasit.

Një prej problemeve kryesore që shtrojnë banorët është çështja e shpronësimit, duke deklaruar se atyre u është ofruar një çmim më i ulët se çmimi i tregut.

Ata thanë se projekti është bërë në studiot e Italisë me ‘google maps’, pra nuk është bërë sipas rrugës në terren.  Banorët kanë deklaruar se nuk do lejojnë punimet pa parë dokumentacionin dhe se do përshkallëzojnë protestat.

"Skemi marrë asnjë përgjigje, po mbyllet muaji i gjashtë i protestës. Për vlerën e pronës thonë se duhet të zbatohet ligji. Për certifikimin e pronës, është hedhur një tezë që nuk e merr asnjë përsipër. Sipas ligjit, çdo banesë që preket nga një projekt, duhet të dëmshpërblehet sipas vlerës së tregut. Këto banesa i dolën rrugës përpara? Apo gjurma e rrugës kalojnë mbi këto banesa. Kjo vepër është bërë në studiot e Italisë, me google, pra nuk është bërë sipas rrugës në terren."

"Unë s’kam pasur asnjë detyrim ligjor që të merrem me rrugën. Këta që kanë përgjegjësi ligjore, nuk kanë dijeni se si zhvillohet projekti i rrugës. Vlera e banesave, na ka ardhur një çmim prej 517 mijë lekë për metër katror. Ndërsa para zhvillimit të projektit, ishte 570 euro për metër katror. Edhe kryebashkiaku i Vorës është habitur kur ka dëgjuar për këto çmime.", u shpreh një pej banorëve

Të fundit