Flash News

E-TJERA

Prokuroria e Shkodrës bën gati kërkesën për ekstradimin e Ibrahim Licit

Prokuroria e Shkodrës bën gati kërkesën për ekstradimin

Prokuroria e Shkodrës ka bërë gati dosjen për Ibrahim Licin, bashkangjitur me kërkesën për ekstradimin e tij. Dosja i është dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë.

Lici u arrestua sipas policisë në Turqi javën e kaluar, ndërsa vëllai i tij ka pretenduar se është vetëdorëzuar për të kërkuar azil politik.

Ibrahim Lici akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës në vitin 2021.

Gjykata Shkodrës, në vitin 2021, i ka caktuar Licit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”.

Të fundit