Flash News

E-TJERA

Prokuroria kërkon rikthimin e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin, shtyhet seancë në Gjykatën e Lartë

Prokuroria kërkon rikthimin e burgimit të përjetshëm

Shtyhet seancë për Dritan Dajtin në Gjykatën e Lartë, pasi Prokuroria kërkoi rikthimin e burgimit të përjetshëm. 

Mësohet se Gjykata nuk ka marrë vendim për shkak të mosformimit të trupës, ndërsa seanca e radhës është caktuar të mbahet më 11 Qershor me gjyqtar Artur Kalaja. 

Dritan Dajti u dënua me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009 me 25 vite burg. 

Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg.

Por, organi i akuzës nuk ishte dakord me këtë vendimin dhe e apeloi në Gjykatën e Lartë duke kërkuar dënimin e tij me burgim të përjetshëm dhe mospranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar.

 

  

Të fundit