Flash News

E-TJERA

Prokuroria rihapi hetimet për Aleks Nikën, djali i Faik Myrtaj: Shpresojmë që çështjen ta marrë SPAK

Prokuroria rihapi hetimet për Aleks Nikën, djali i Faik Myrtaj:
Djali i Faik Myrtaj

Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës rihapi hetimet për vrasjen e Aleks Nikës, protestues i vrarë në 21 janar të vitit 2011, ka reaguar djali i një prej viktimave, i Faik Myrtaj.

Në një prononcim për gazetarët ai tha se, shpresa që të vendoset drejtësi për katër viktimat e 21 janarit është që dosjen ta marrë SPAK-u.

Djali i Faik Myrtaj shprehu bindjen se vendosja e drejtësisë është çështje kohe, ndërsa nënvizoi se duhet besim.

“Për dy personat që është rihapur dosja e 21 janarit, në dijeninë time për Aleks Nikën nuk ka pasur një hetim të thelluar. Me aq sa di ky është një hetim që e ka kërkuar policia. Shpresojmë që çështjen e Aleks Nikës dhe tre personave të tjerë ta marrë SPAK.

Për sa i përket hetimeve për Faik Myrtaj është bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë, por s’kemi marrë një përgjigje. Shpresojmë që çështjen ta marrë SPAK. Çështjes do t’i shkohet deri në fund. Është çështje kohe dhe duhet besim që kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund”, deklaroi Myrtaj.

Në protestën e 21 janarit, në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' u vranë Aleks Nika, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj.

 

Të fundit