Flash News

E-TJERA

Propaganda përballë realitetit shqiptar, SHBA pezullon vizat, qeveria feston “suksesin” e pasaportës

Propaganda përballë realitetit shqiptar, SHBA pezullon vizat, qeveria

Agjencia për Media dhe Informim e qeverisë shqiptare feston progresin e pasaportës shqiptare në “Henley Passport Index”, duke e renditur në vendin e 43-të globalisht.

Sipas postimit zyrtar, kjo rritje prej 33 vendesh që nga viti 2013 simbolizon “më shumë liri lëvizjeje, forcim të marrëdhënieve diplomatike dhe procedura më të thjeshta udhëtimi”.

Propaganda përballë realitetit shqiptar, SHBA pezullon vizat, qeveria

Megjithatë, ndërsa propaganda qeveritare thekson suksesin, realiteti i fundit bie ndesh me këtë 'arritje'.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur pezullimin e përpunimit të vizave për Shqipërinë, duke e futur vendin në një listë të vendeve që konsiderohen me rrezik të lartë për emigracion të paligjshëm .

Ky vendim prek qytetarët që synojnë të emigrojnë, duke treguar se liria e lëvizjes që qeveria propagandon nuk aplikohet universalisht.

Pra, nga njëra anë Agjencia për Media dhe Informim promovon një Shqipëri me pasaportë më të fortë, nga ana tjetër, veprime konkrete të partnerëve ndërkombëtarë tregojnë se vendi vazhdon të përballet me mangësi institucionale dhe shqetësime serioze mbi sigurinë dhe migracionin.

Të fundit