Flash News

E-TJERA

Propozimet e Escobar për “Ballkanin e Hapur”: SHBA e mbështet, por jo si projekt politik

Propozimet e Escobar për “Ballkanin e Hapur”: SHBA e

I dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka marrë pjesë në Samitin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër, përmes një video-konference.

Escobar u shpreh se SHBA-të e mbështesin nismën e tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, por me disa propozime. Escobar kërkoi që në nismë të përfshihen të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa shtoi se është i nevojshëm integrimi me tregun evropian.

Escobar listoi propozimet e SHBA-ve duke filluar nga integrimi, zhvillimi institucional dhe iniciativat ekonomike.

“SHBA e përkrahin iniciativën Ballkani i Hapur, por Iniciativa jonë mbështetet në disa pika. Së pari, duhet të punojmë jo vetëm në një bashkëpunim rajonal, por edhe në ato të integrimit të strukturave evropiane. E dyta, tregjet më të mëdha janë ato evropiane. Duhet të punojmë për një integrim më të madh evropian. Ne i përkrahim të gjitha iniciativat ekonomike që e afrojnë rajonin.

E treta, besojmë se kjo duhet të jetë e hapur për të gjithë. Secila iniciativë duhet të përfshirë të 6 shtetet e Ballkanit. Kjo është një iniciative e shkëlqyer dhe shpreh të jetë më e qartë.

Unë kam disa propozime:

E para, ka shumë mundësi për integrime. Unë ju jap kurajë liderëve si të bashkëpunojmë me iniciativa të tjera. Me këtë ju do të kuptoni që nuk do të dublifikohen punët por do ketë punë më të mira.

E dyta, duhet te keni një plan për zhvillim institucional. Duhet të krijohen kushtet për investitorët. Duhet ndihmë për investitorët. Ne i përkrahim liderët e kësaj iniciative dhe të kenë më shumë interes për të bashkëpunuar.

E treta, ju mbështes që kjo iniciative të jetë ekonomike. Nuk është një projekt politik, me rëndësi është që të mbetet një projekt ekonomik”, tha Escobar.

 

Të fundit