Flash News

E-TJERA

Propozimi për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, Celibashi letër katër partive politike

Propozimi për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, Celibashi

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka drejtuar një letër katër partive politike sa i takon paraqitjes së propozimeve për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve.

Sipas kërkesës së paraqitur nga Celibashi, PS do të propozojë dy anëtarë në çdo KZAZ, anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër çift dhe sekretarin e KZAZ-së, në KZAZ- të e renditura me numër tek.

PD do të propozojë: dy anëtarë në çdo KZAZ, anëtarin e shtatë në KZAZ-të e renditura me numër tek dhe sekretarin e KZAZ-së në KZAZ-të e renditura me numër çift.

LSI do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ

PSD do të propozojë një anëtar në çdo KZAZ

Të fundit