Flash News

E-TJERA

Protesta e 12 nëntorit, Avokati i Popullit dënon shoqërimin e protestuesit: E papranueshme nga policia

Protesta e 12 nëntorit, Avokati i Popullit dënon shoqërimin e

Avokati i Popullit ka monitoruar protestën e zhvilluar të premten nga opozita para Kryeministrisë.

Në një njoftim Avokati i Popullit, thotë se pjesëmarrësit plotësuan parashikimet për protestë paqësore.

Lidhur me Policinë e Shtetit dhe detyrën për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, Avokati ngre shqetësimin në lidhje me ndalimin e një protestuesi. Avokati i Popullit ka monitoruar nga afër shoqërimin e qytetarit.

Avokati i Popullit e dënon dhe e konsideron të papranueshme këtë qasje ndaj Policisë së Shtetit.

NJOFTIM I AVOKATIT TË POPULLIT PAS MONITORIMIT TË PROTESTËS SË 12 NËNTORIT NË KRYEQYTET

Avokati i Popullit ka monitoruar protestën e datës 12.11.2022 të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga parti politike të opozitës.

E drejta për protestë paqësore është një e drejtë kushtetuese dhe Avokati i Popullit vlerëson kontributin e të gjithë aktorëve, që tubimi i datës 12 nëntor, në tërësinë e tij, i plotësoi këto parashikime.

Përfaqësues të institucionit tonë kanë qenë të pranishëm në terren, përgjatë gjithë zhvillimit të protestës duke monitoruar nga afër sjelljen e të dyja palëve dhe për të konstatuar çdo abuzim eventual me të drejtat që u garantohen qytetarëve apo çdo tejkalim në ushtrimin e të drejtës për protestë.

Nga ana tjetër, ndërkohë që vlerëson bashkëpunimin me institucionin e Policisë së Shtetit në kuadrin e mandatit te tij për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve gjatë inspektimit e monitorimit të gjendjes në komisariatet e policisë, Avokati i Popullit konstaton se e njëjta gjë nuk ndodh me monitorimin e kryer në terren gjatë protestës.

Konkretisht, institucioni gjen rastin të shprehë shqetësimin në lidhje me një incident, gjatë ndalimit të një qytetari, pjesëmarrës në protestë.

Ndërkohë që përfaqësues të Avokatit të Popullit, me identifikimin përkatës kanë kërkuar të monitorojnë nga afër procesin e shoqërimit të këtij qytetari, ata janë penguar të kryejnë detyrën e tyre nga dy punonjës të Policisë së Shtetit të indentifikuar nga ana jonë.

Avokati i Popullit e dënon dhe e konsideron të papranueshme këtë qasje ndaj institucionit tonë kushtetues, më të rëndësishmit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ka nisur hetimin në lidhje me këtë incident.

Të fundit